Sport

Zidane nuk do të vazhdojë te Real Madrid sezonin tjetër


Zinedine Zidane u rikthye tek Real Madrid në Mars të vitit 2019, në herën e dytë si kryesori në bankën e klubit mbretëror, ai ka fituar një La Liga dhe një Super kupë të spanjës, por si duket aventura e tij në krye të klubit madrilen po vjen drejt fundit.

Një burim shumë i afërt me klubin, Carlos Caprio, i cili është gazetar për Marca, ka lëshuar bombën e madhe në pasditen e sotme, sipas tij, Zidane do largohet nga Real Madrid në fund të sezonit, dhe tani gjithçka është punë e kryer.

Ne garë për ta zëvëndësuar Zinedine Zidane do jenë Raul Gonzales, legjenda e klubit të Real Madrid dhe Julian Nagelsmann, trajneri i klubit RB Leipzig në Gjermani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore