Sport

Zidane, në luftë të hapur me mediat


Gjatë ditës së diel, gati të gjitha mediat në Spanjë raportuan që Zidane do të largohej nga Real Madrid-i.

Madje, disa prej tyre, raportuan që Zidane u kishte treguar futbollistëve vendimin e tij.

Fillimisht këtë e mohoi autori i golit përballë Bilbao-s, Nacho, pastaj vetë Zinedine Zidane.

“Zidane do të largohet? Nuk e di, ai ka një kontratë me klubin dhe është i lumtur që është këtu”, u shpreh Nacho.

“Nuk u kam thënë futbollistëve që do të largohem”, vazhdoi Zidane, “po luajmë për jetët tona. Pse do ta bëja atë gjë?”

“Raportimet për largimin tim janë gënjeshtra. Kurrë nuk do t’u thosha futbollistëve të klubit që do të largohem, sidomos kur jemi në luftë për titullin”.

Në vijim, Zidane vazhdoi t’u përgjigjej pyetjeve të tjera.

“Nacho? Ai bën gjithçka në fushë, duhet të pensionohet te Real-i”.

“Hazard nuk është startues? Asgjë nuk ka ndodhur, thjesht duhet të zgjedhë 11 futbollistë për të startuar ndeshjen. Eden është me ne dhe po stërvitet shumë si të gjithë futbollistët e tjerë”.

Zidane u premtoi tifozëve madrilenë që do të japin gjithçka në fushë në ndeshjen e fundit.

“Do të luftojmë deri në fund. Do të lëmë gjithçka në fushë, deri në pikën e fundit të gjakut”.

Të shtunën e 22 majit, Real Madrid-i përballet me Villarreal-in, me shpresë që Atletico do të gabojë në ndeshjen përballë Valladolid-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore