Sport

Zidane dhe Cristiano, ribashkim te PSG


Largimi i Mauricio Pochettino-s nga PSG në fund të sezonit dhe ardhja e Zinedine Zidane në stolin parisien, po rritet si mundësi çdo ditë.

Dhe, me ish-trajnerin e Real Madrid-it, do të arrinte dhe një tjetër ish i madrilenëve.

Sipas Daily Mirror, Zidane e ka vënë në tavolinë emrin e parë në rast se ai emërohet si trajneri i skuadrës nga kryeqyteti francez.

Ky emër është Cristiano Ronaldo, që nuk po kalon një periudhë shumë të mirë te Manchester United.

Zidane ka punuar me portugezin te Real Madrid-i, dhe ai e di më së miri se cilat janë fuqitë dhe aftësitë e tij.

Sipas francezit, CR7 mund të jetë një pikë shumë e nevojshme për të skuadrën e tij.

Futbollisti dhe trajneri kanë një marrëdhënie shumë të mirë personale pas kohës që kaluan së bashku në kryeqytetin spanjoll.

PSG ka tentuar më parë që të nënshkruajë me CR7-ën, por asnjëherë nuk arritën që ta bindin atë.

Mirëpo sipas mediave angleze, Ronaldo duket shumë i determinuar që t’i thotë po mundësisë që të paktën për një vit të bashkohet në skuadër me rivalin e tij, Lionel Messi.

Mirëpo, mënyra e vetme që Cristiano të arrijë në Paris është pikërisht nëse Zidane ulet në stolin e parisienëve.

Çdo e ardhme e këtyre dy figurave ikonike të futbollit, lidhet ngushtë me njëri-tjeterin.

Pochettino pritet të shkojë në anën tjetër, me argjentinasin që ka mundësitë më të mëdha që të jetë e ardhmja e stolit të djajve të kuq.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore