Lajme

Vuçiç takon Ziadeh: Situata e sigurisë në Kosovë është komplekse


Aleksandër Vuçiç dhe Caroline Ziadeh

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka pritur të martën në takim përfaqësuesen Speciale të Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefen e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Caroline Ziadeh, në Beograd.

Vuçiç në takim me Ziadeh, ka diskutuar për raportin gjashtë-mujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, i cili do të prezantohet në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 27 prill të këtij viti, raport i cili prezanton situatën në Kosovë.

Sipas një njoftimi të Zyrës së Presidentit të Serbisë, Vuçiç në takim me Ziadeh ka deklaruar se situata e sigurisë në Kosovë është komplekse.

Vuçiç në takim me Ziadeh ka përsëritur se Serbia insiston në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon duke respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe zbatimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në anën tjetër Ziadeh ka shprehur mbështetjen e saj për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së angazhimit konstruktiv dhe kthimin e përkushtimeve politike në veprime konkrete në dobi të të gjithë qytetarëve.

Siç njofton komunikata për media, Vuçiç dhe Ziadeh janë pajtuar se shqyrtimi i vazhdueshëm i çështjes së Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është i një rëndësie thelbësore në mënyrë që bashkësia ndërkombëtare të informohet rregullisht për situatën në terren.

Ndryshe Ziadeh e cila po qëndron në Serbi për një vizitë zyrtare të hënën ka takuar kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç’in dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç’in.

Bërnabiç i ankohet shefes së UNMIK-ut – “Jemi të shqetësuar për sigurinë e serbëve në Kosovë”

Bërnabiç i ankohet shefes së UNMIK-ut – “Jemi të shqetësuar për sigurinë e serbëve në Kosovë”

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore