Shqipëria

Zhou takim me Kumbaron: Do rritet përpjekja për të tërhequr më shumë turistë kinezë në Shqipëri


Ambasadori kinez, Zhou Ding, ka zhvilluar një takim me ministren e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, ku shkëmbyen mendimet për thellimin e bashkëpunimit në fushat e turizmit dhe mbrojtjes së mjedisit.

“Të dyja palët do bëjnë përpjekje të përbashkëta për të tërhequr më shumë turistë kinezë në Shqipëri. Kina është një nga tregjet më të rëndësishme globale në turizëm, me 150 milionë njerëzish në vit që lëvizin jashtë vendit. Miqësia tradicionale dhe marrëdhëniet e ngushta ekonomiko-tregtare, janë një bazë e fortë për bashkëpunimin turistik”, shkruhet në deklaratën e Ambasadës kineze.

Gjithashtu theksohet se Shqipëria ka një histori të lashtë, peizazhe të bukura dhe njerëz mikpritës.

“Mirëpresim më shumë turistë kinezëta vizitojnë Shqipërinë e bukur. Ne shpresojmë që më shumë miq shqiptarë të vizitojnë Kinën”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore