Lajme

Zgjedhjet në Serbi, Kurti: Po shohim të bëjmë zgjidhje


Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve ka theksuar se bashkë me ambasadorët e QUINT-it po mundohen të gjejnë ndonjë zgjidhje për çështjen e votimit të serbëve të Kosovës në zgjedhjet e përgjithshme në Serbi, të cilat pritet të organizohen me tre prill.

Për Kurti-n zgjidhja e kësaj çështjeje duhet të fokusohet në atë mënyrë që të mos cenohet kushtetutshmëria e Kosovës.

“Konsiderojnë që në njërën anë nuk duhet që t’ua pamundësojnë serbëve në Kosovë ta kenë të drejtën e votës por në anën tjetër kushtetutshmëria dhe ligji në Kosovës neve na e obligon bazën e çfarëdo zgjidhje që do marrin në të ardhmen. Jemi në bisedime me ambasadorët e QUINT-it në mënyrë që të shohim se çfarë zgjidhje mund të gjejmë”, tha ai.

Tutje kryeministri ka folur edhe për takimet në nivel të lartë në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Ai ka thënë se pas agresionit rus në Ukrainë, gjërat janë vështirësuar shumë.

Sipas tij, takimi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç varet nga ftesa e Brukselit.

“Besoj se situata është më e vështirë se dikur. Varet se kur na vije ftesa nga Brukseli por pas invazionit rus në Ukrainë ndërkohë që ne vendosem sanksione dhe shprehem gatishmërinë për pranimin e 20 gazetarëve dhe 5 mijë refugjatëve ndërsa Serbia nuk po e ka kurajonë të distancohet nga federata ruse t’i bashkohen sanksioneve edhe takimet tona janë vështirësuar shumë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore