Lajme

Zgjatet karvani rus drejt Kievit, shkon në 40 milje


Imazhet më të fundit satelitore nga Maxar e kanë vizualizuar më qartë karvanin ushtarak rus të drejtuar për nga Kievi, ku gjatësia fillestare prej 17 miljesh ose 27 kilometrash e raportuar, është në fakt prej 40 miljesh, ose rreth 60 kilometra.

Kompania po ashtu shtoi se trupa tokësore dhe helikopterë sulmi, janë parë në Bjellorusinë jugore, vetëm 20 milje nga kufiri ajror me Ukrainën.

Ende nuk kuptohet nëse këto janë shenja të një sulmi mësymës të radhës, për të rrëzuar Qeverinë në Kiev, pasi nuk ka raportime mbi vendodhjen e saktë të mjeteve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore