Sport

Zenga e krahason situatën e Lukakut dhe Interit me Figon dhe Barcelonën


Ish-portieri legjendar i Inter-it, Walter Zenga, e ka krahasuar largimin e Romelu Lukaku-t nga Inter-i dhe vendimin e tij për të biseduar me Juventus-in sikur me rastin e kalimit të Luis Figo-s nga Barcelona te Real Madrid në vitin 2000.

Lukaku ishte sugjeruar gjerësisht për t’u ribashkuar me Inter-in në baza të përhershme pas huazimit të tij nga Chelsea gjatë sezonit 2022-23, por pikërisht ndërsa Interi po përgatitej të finalizonte lëvizjen, ata zbuluan se 30-vjeçari kishte qenë gjithashtu në bisedime me rivalin e urryer të tyre, Juventus-in.

Është një situatë që ka habitur shumë njerëz, përfshirë Zenga-n, i cili tha ka qenë një “zhgënjim masiv”.

I pyetur në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” nëse mund të kujtonte diçka të tillë më parë, Zenga u përgjigj: “Jo, nuk e mbaj mend. Ndoshta Figo nga Barça në Real”.

Pasi e ka takuar personalisht ish-sulmuesin e Manchester United dhe është marrë vesh me të, Zenga-n ndihet edhe më i zhgënjyer nga veprimet e Lukaku-t gjatë ditëve të fundit.

“Kur e takova, më dukej se ishte një personazh krejt tjetër. Prandaj (ditët e fundit) kanë qenë një zhgënjim masiv. Sidomos pas asaj që ai kishte thënë më parë në një intervistë shumë të përzemërt: ‘Asnjëherë në Juve’”.

“Ditë dhe ditë negociatash me Chelsea-n, vetëm për të zbuluar se ndërkohë Lukaku ose dikush në emër të tij kishte folur me Milan-in dhe Juventus-in, për të marrë vesh nga Chelsea se ka një ofertë nga Juve është thjesht kohë e humbur”, shpjegoi ai.

“Kam lexuar se në Torino, tifozët nuk po kërcejnë nga gëzimi. Vllahovic gjithmonë mund të thoshte ‘nuk po largohem’, por si insajder do të thosha, kur largohesh nga një ekip, ndihesh keq, por pastaj ka mbaruar. Më pas, ju interesoheni për lëvizjen tjetër, destinacionin tjetër”, kishte thënë mes tjerash Zenga.

Kujtojmë që transferimi i Lukaku-t në Juventus do të bëhet në rast se sulmuesi i bardhezinjve, Dusan Vlahovic të largohet në drejtim të PSG-së, lëvizje kjo që me shumë gjasë do të ndodhë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore