Jetesë & Stil

Zendaya nderon Beyonce, vishet njëjtë në “BET Awards”


Këngëtarja, Zendaya, e njohur për stilin e saj të veçantë të veshjes, nuk kishte se si të zhgënjente me paraqitjen e saj as në ceremonin e ndarjes së çmimeve “BET Awards”.

Madje, kësaj here ajo shkoi përtej pritshmërive, teksa u shfaq e veshur me një fustan nga marka “Versace, duke nderuar veshjen që Beyonce zgjodhi ta veshte në ceremoninë e vitit 2003.

Zendaya, 2021.

Ani pse, versioni i Beyonce-s, ishte një fustan i shkurtër me pala, Zendaya zgjodhi të prezantohej me një të tillë por pak më të gjatë dhe me një prerje strikte tek këmba.

Veshjen për Zendyan e kishte gërmuar, stilisti dhe arkitekti i imazhit që punon tash e sa kohë për të, Laë Roach.

Roach e kishte përzgjedhur fustanin nga arkivat e “Versace” pr sezonin Pranverë/Verë të vitit 2003.

Stilisti kishte zbuluar veshjen në llogarinë e tij të Instagramit, teksa kishte publikuar një video të Zendayas me muzikë të Beyonce’s në sfond, saktësisht këngën “Crazy In Love”.

Ndryshe, Beyonce e kishte veshur fustanin e famshëm, 18 vjet më parë, në solo performancën e saj për “BET Awards”, ku interpretoi pikërisht këngën “Crazy in Love”.

Beyonce, 2003.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore