Jetesë & Stil

Zendaya dhe Holland rikthen së bashku


Yjet e “Spider-Man”, Zendaya dhe Tom Holland së fundmi janë fotografuar në një makinë duke shkëmbyer puthje romantike me njëri-tjetrin. Dyshja u panë në lagjen Silver Lake të Los Angeles-it, ku thuhet se jeton nëna e Zendaya-s, Claire Stoermer.

Stoermer ishte fotografuar duke dalë nga rezidenca me dyshen e famshme të njëjtën ditë, kështu që pretendohet se Holland është prezantuar me familjen e aktores.

Thashethemet se çifti janë bashkë qarkullojnë për vite me rradhë. Pas roleve të tyre kryesore në “Spider-Man: Homecoming” të vitit 2017, burimet thanë se ata kishin filluar të frekuentoheshin me njëri-tjetrin. Në ato kohë dyshja qeshi me këto lajme në mediat sociale. Ndërkohe pas fotove të fundit asnjëri nga artistër nuk ka reaguar publikisht por ne mendojmë se puthja në makinë i ka thënë të gjitha!

Rikujtojmë, se së fundmi Zendaya ka shkëlqyer në “BET Awards” duke nderuar veshjen që diva e muzikës pop, Beyoncé zgjodhi të vishte në ceremoninë e vitit 2003,pra 18 vite më parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore