Kosova

Zemaj: Qeveria Kurti pranoi se dështoi në menaxhimin e shëndetësisë


Armend Zemaj

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një konference për media, ka kritikuar qasjen e Qeverisë së Kosovës në raport me menaxhimin e shëndetësisë në Kosovë.

Sipas ish-ministrit të shëndetësisë, Armend Zemaj, Qeveria e Kosovës, mu në krye me Albin Kurti, nuk ka plan dhe as aftësi për të menaxhuar me shëndetësinë.

E si shembull për këtë, Zemaj në një konferencë për media ka dhënë largimin e Arben Vitisë dhe Rifat Latifi nga drejtimi i Ministrisë së Shëndetësisë për më pak se 2 vjet qeverisjeje.

“Një ministër e largoi në mes të pandemisë që të fitojë pushtet, pastaj Kurti caktoi një ministër që dukej që nuk kishte njohuri bazike të realitetit në Republikën e Kosovës, si i tillë shumicën e kohës së mandatit të tij e kaloi nëpër konference të ndryshme, sikur të mos ishte fare ministër i shëndetësisë”, ka

Dorëheqja e një ministri dhe caktimi i një ekipi ekzekutiv për menaxhim të shëndetësisë, sipas Zemajt, tregon se kryeministri dhe kjo Qeveri e ka pranuar dështimin e tij në këtë sektor.

Se Qeveria e Kosovës ka dështuar në menaxhimin e shëndetësisë sipas Zemajt tregojnë edhe shifrat investimeve kapitale në këtë fushë.

“Vetëm 5 për qind të investimeve kapitale janë realizuar në shëndetësi gjatë këtij viti”, ka theksuar Zemaj.

Përveç mungesës së investimeve kapitale në sektorin e shëndetësisë Kosova, sipas Zemajt, po përballet edhe me largimin e profesionistëve shëndetësor jashtë vendit për shkak të pagave të ulëta dhe trajtimit të keq.

“Vetëm për nëntë muajt e vitit 2022 janë larguar 180 mjek që i bie mesatarisht 20 mjek për muaj. Po ashtu është rritur numri i mjekëve të cilët e kanë lëshuar sektorin publik për atë privat për të njëjtat arsye. 22 anesteziolog e kanë lëshuar punën. Mungesa e specialistëve po sjellë mbingarkesë te sistemi shëndetësor te specialistët e tjerë, e kjo shkakton uljen e kualitetit të shërbimeve për pacientët në përgjithësi”, ka shpjeguar më tej ai.

“Shembulli i keq është furnizimi me barna dhe material shpenzues, është alarm në vetvete mungesa e barnave në listën esenciale tash është bërë e zakonshme . Kjo i bënë që qytetarët t’i blejnë barnat vetë”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore