Kosova

Rezistencën dhe trimërinë e familjes Meha e pasoi UÇK-ja, thotë Haradinaj


Ish kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë të Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Ish kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë të Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroizmin e familjes Meha me rastin e 43-vjetorit të rënies heroike të Tahir e Nebih Meha.

Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, Haradinaj ka thënë rezistenca dhe trimëria e tyre u bart tek Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Në 43-vjetorin e rënies, kujtojmë heroizmin e familjes Meha në Prekaz. Me nder e respekt, përulemi para trimërisë së Tahir e Nebih Mehës, që ranë në përballje të pabarabartë me qindra forca jugosllave”.

“Rezistencën dhe trimërinë e Tahirit dhe Nebihut, e pasoi UÇK-ja për dëshmi para historisë, se ka kush i del zot atdheut, sakrificë që u kurorëzua me liri dhe shtet të pavarur”, ka shkruar Haradinaj.

Gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999 rreth 13 mijë njerëz nga të gjitha bashkësitë etnike u vranë, mbi 800 mijë u zhvendosën dhe rreth 1 mijë e 600 janë të zhdukur.

Qindra trupa të shqiptarëve të vrarë të Kosovës janë gjetur në varreza masive në Serbi.

Deri më tani nga Serbia në Kosovë janë kthyer rreth 1 mijë mbetje mortore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore