Lajme

Zelensky: Rusia do konsiderohet e njëjtë si ISIS-i


Vladimir Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelensky, ka akuzuar rusët që po mbështetën në taktika terroriste në luftën e tyre kundër Ukrainës.

Në një postim në Facebook pas mesnatës në Kiev, Zelensky ka shkruar se “aksionet e pushtuesve rusë do të njihen njëjtë sikur aksionet e terroristëve të ISIS-it”.

Postimi i tij erdhi pasi u bë e ditur se Rusia ka marrë si peng kryetarin e qytetit të Melitopol-it.

Ai, edhe një herë, u ka bërë thirrje ukrainaseve që të bëjnë rezistencë, dhe ka bërë një lutje për nënat ruse.

“Mos i dërgoni djemtë tuaj në luftë në një vend të huaj. Kontrolloni se ku i keni fëmijët. Dhe nëse keni dyshimin më të vogël se djali juaj është dërguar në luftë kundër Ukrainës, veproni menjëherë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore