Sport

Zbulohet shuma e parave që Allegri refuzoi nga Arabia Saudite


Trajneri i Juventus-it, Massimiliano Allegri, para pak ditësh refuzoi të nënshkruante me skuadrën arabe, Al-Hilal.

Raportohej në media që oferta ishte me një shumë të madhe parash, por tani mediat italiane sbulojnë shumën që e refuzoi tekniku italian.

Sipas “SportMediaset”, Allegri refuzoi një kontratë për tre vjet me klubin arab, që do t’ia sillte atij një fitim prej 30 milionë euro në sezon.

Pra, trajneri 55-vjeçar do të vazhdojë ta udhëheqë skuadrën e Juventus-it të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.

Flitej se ai mund të shkarkohej në fund të sezonit që lamë pas, por bardhezinjve iu kushton shumë një shkarkim i Allegri-t, kështu që palët do të vazhdojnë bashkëpunimin të paktën edhe për vitin e ardhshëm.

Kujtojmë që Juventusi bën pjesë në Ligën e Evropës, pasi që dënimi prej 10 pikësh që mori, nuk mundi t’ia siguronte një vend në Ligën e Kampionëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore