Përballje

Ylli realizon fitoren e parë në Fiba Europe Cup


Kampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore historike, duke mposhtur në Gjermani, klubin Brose Bamber me rezultat 78:81.

Kjo ishte fitorja e parë për kampionët e Kosovës në grupet e FIBA Europe Cup, ndërsa humbja e parë për skuadrën gjermane.

Therandasit e nisën ndeshjen shumë mirë, duke e fituar çerekun e parë 19:27, por në periudhën e dytë, gjermanët u rikthyen, duke aplikuar mbrojtje të fortë dhe duke shënuar 11 pikë më shumë se skuadra kosovare.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e gjermanëve, me rezultat 39:36.

Në çerekun e tretë u zhvillua lojë tërësisht e barabartë, 24:24, duke bërë që fituesi në vendoset në dhjetë minutat e fundit.

Ylli ishin vrastar duke aplikuar mbrojtje të mirë, dhe duke shënuar gjashtë pikë më shumë se vendasit.

Më të mirët te Golden Eagle Ylli ishin Rashun Davis me 19 pikë dhe Jay Threatt me 18 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore