Sport

Ylli i shkëmbimit, gjashtë emrat e Juventus-it për Dybala-n


Paulo Dybala mund të largohet nga Juventus këtë verë, dhe raportime të ndryshme nga Italia sugjerojnë që zonja e vjetër po konsideron ofertë shkëmbimi të argjentinasit me skuadra si: Barcelona, Manchester United dhe Real Madrid.

Kontrata e Dybala-s skadon në vitin 2022, futbollisti dhe agjentët e tij kanë refuzuar një rinovim kontrate verën e kaluar.

Tabloidi italian, Tuttosport, raporton që në Spanjë, Juventus po kërkon për shërbimet e Isco-s të Real Madrid-it ose Dembele-s së Barcelona-s.

Emrat tjerë janë: Mauro Icardi i PSG-së, Joao Felix i Atletico Madrid-it, Paul Pogba i United-ut dhe Gabriel Jesus i Manchester City-t.

Por, Gazetta dello Sport, raporton që edhe dy skuadra tjera janë të interesuara për shërbimet e argjentinasit, ato janë Liverpool-i dhe Tottenham-i.

Është pothuajse e sigurt që Dybala po kalon muajt e fundit në Torino, me zonjën e vjetër që nuk do rrezikoj ta humb me parametra zero në verën e vitit 2022.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore