Futboll

Ylldren Ibrahimaj i bashkohet shqiptarëve të Rusisë


Verdhëkaltri Ylldren Ibrahimaj, ka firmosur ditën e sotme tranferimin e tij për FC Ural Yekaterinburg, i Premier Ligës ruse.

25 vjeçari i lindur në Norvegji, përpara kësaj tranferte, lunate në SHBA për SF Vikings San Francisco (SF).

Aktualisht, Uralasit kanë dy lojtarë shqiptarë veç Ibrahimajit: Bernard Berisha dhe Odise Roshi. Por nuk janë të vetmit. Në 2016 deri më 2019, Bekim Balaj ka luajtur për Arkhmat Grozny-n – edhe ky I fundit, ekip i Ligës ruse.

Kontrata e Ibrahimajit me Ural-in, është e vlefshme deri në 30 qershor 2024.

Performanca e tij tek Vikings, qe mjaftueshëm e mirë për të ngjallur interesin e disa klubeve, veç këtij rus me të cilin firmosi kontratë – Ylldreni shënoi shtatë gola me to gjatë sezonit të kaluar./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore