Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka shkuar në Kralevë për të vizituar xhandarmërinë serbe, pas intervenimit të Policisë së Kosovës në nivel vendi kundër kontrabandës së mallrave dhe krimit të organizuar.
Xhandarmëria serbe para presidentit serb këndoi këngën famëkeqe me motive të mëdha të urrejtjes ndaj shqiptarëve “Të nisemi drejt për në Kosovë”.
Presidenti i Serbisë i lavdëroi për gatishmërinë e tyre.
“Ne do të bëjmë më të mirën tonë që të mos ju thërrasim. Por nëse ju thirrim për të mbrojtur popullin tonë, unë e di që ju do të përgjigjeni dhe të kryeni detyrën e juaj të shenjtë, obligimin e juaj të shenjtë, në mënyrën më të ndershme të mundshme. Faleminderit shumë për këtë”, iu drejtua Vuçiç xhandarmërisë serbe.
“Paqen dhe stabilitetin do ta ruajmë me çfarëdo çmimi. Nëse na sulmojnë, nëse vrasin njerëzit tanë, atëherë do të na duhet t’i mbrojmë ata. Çfarë dua t’ju them është se do të fitojmë. Nuk do të dorëzohemi, nuk do të tërhiqemi”, deklaroi Aleksnadër Vuçiç.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Nagavci kërkon nga Jasharaj të jetë më i matur me deklaratat
-
“European Pravda”: Bislimi s’e përdori fjalinë “gati për luftë” në asnjë rast, pavarësisht se u pyet specifikisht për mundësinë e luftës
-
KPA shtyn shpalljen e vendimit për ankimimin e Komisionerit Publik ndaj Alfred Ballës
-
Ranucci tregon pse nuk u transmetua pjesa e dytë e ‘Report’ për Shqipërinë
Lajmet kryesore
-
Ranucci tregon pse nuk u transmetua pjesa e dytë e ‘Report’ për Shqipërinë
-
I vunë tritol në banesë, KLGJ i cakton 6 muaj mbrojtje gjyqtarit Tonin Stërkaj
-
Celibashi i bën thirrje Kuvendit të vendosë për votën e diasporës
-
“European Pravda”: Bislimi s’e përdori fjalinë “gati për luftë” në asnjë rast, pavarësisht se u pyet specifikisht për mundësinë e luftës