Sport

Wilder sfidon tre boksierët më të mirë të peshave të rënda


Deontay Wilder pret që Anthony Joshua të bëjë një rikthim të nivelit të lartë dhe ai beson se puna i tij me Tyson Fury-n mbetet ende e papërfunduar.

Amerikani, i cili nuk ka luftuar që nga humbjet radhazi ndaj Tyson Fury-t, ka vënë në shënjestër Fury-n, Antony Joshua-n dhe Oleksandr Usyk-un pasi pretendon se ai është ende një “peshk i madh” në divizion.

Duke folur për “Sky Sports”, Wilder tha se ai pret të ndeshet me Fury-n për herë të katërt, sfidoi Usyk-un për t’i ofruar atij një ndeshje për titull dhe kritikoi qëndrueshmërinë e Joshua-s.

“Padyshim mendoj që ka edhe një shans për një luftë të katërt me Fury-n. Boksi është biznes, shumë njerz e quajnë sport, por nuk është sport”, tha Wilder për “SkySports”.

“Divizioni i peshave të rënda është shumë i vogël. Unë jam ende një peshk i madh në këtë biznes, veçanërisht këtu në Amerikë. Për sa kohë që ne jemi të gjithë në të njëjtën divizion dhe të gjithë ende luftojmë, pse jo?”.

Wilder humbi titullin e tij të WBC ndaj Fury-t në vitin 2020 para se të dilte në një rimeç pas më shumë se një viti.

36-vjeçari tani është duke u rikthyer ngadalë dhe do të luftojë me Robert Helenius në tetor në meçin e tij të parë në më shumë se një vit.

Joshua është një tjetër boksier i peshave të rënda që duhet ta bëjë të njëjtën gjë pas humbjeve radhazi nga Usyk. Megjithatë Wilder pret që britaniku të kthehet në nivelin më të lartë, pavarësisht kritikave ndaj tij.

“Unë mendoj se Joshua ishte shumë i kujdesshëm në atë që bëri për sa i përket shkëmbimit të grushteve me Usyk-un,” shtoi Wilder

“Mendoj se nëse ai mund ta korrigjojë këtë gabim, do të shihni një Joshua ndryshe”.

Usyk kishte thënë që nuk e ka ndërmend të luftojë me Wilder-in, duke pretenduar se dëshiron një përballje me Fury-n, apo Canelo Alvarez, para se të pensionohet me vendim të tij.

Lidhur me këtë, Wilder e sfidoi ukrainasin “të jetë njeri i fjalës”.

“Unë mendoj se Usyk është një njeri i fjalës”, tha Wilder.

“Nëse Usyk thotë se dëshiron të më japë një mundësi për tituj, atëherë kjo është ajo që unë do ta mbaj fjalën e tij”.

“Unë u them gjithmonë njerëzve se nuk i shoh luftëtarët e kaluar, por shikoj përmes tyre, nuk ka asgjë të keqe me këtë, të jesh i sigurt në vetvete dhe të shikosh përpara”, tha mes tjerash Wilder

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore