Boks

Whyte për Fury-n: deri tani më ka shmangur dy herë…


Dillian Whyte thotë se Tyson Fury ka marrë më shumë kreditë nga ç’i takojnë për ta quajtur veten numri një në botë i peshave të rënda.

Fury ndali relativisht lehtë amerikanin Deontay Wilder në shkurt 2019 dhe, me atë fitore siguroi titullin e Këshillit Botëror të Boksit (ËBC). Vazhdim mjaft i bujshëm për Mbretin Cigan (nofka e Tyson Fury) pas fitores në nëntor 2015 kundër legjendës Wladimir Klitschko, të cilën e fitoi me vendim pikësh nga gjyqtarët, nga ku fitoi titullin e WBA-së (Shoqëria Botërore e Boksit), IBF-s (Federata Ndërkombëtare e Boksit) dhe WBO-në (Organizata Botërore e Boksit).

Mirëpo Whyte mendon se Fury ka marr më shumë kredite nga ç’meriton për ndeshjen kundër Klitschko-s.

“Të gjithë e lenë të largohet pa u lagur me të gjitha budallallëqet që thotë. Është e mërzitshme dhe më frustron”, u shpreh Whyte për Sky Sports.

“Klitschko ka qenë luftëtar dhe kampioni madh, por kur ai (Fury) u ndesh me Klitschko-n… nuk e di se ç’dodhi më atë natë” – tha Whyte dhe vazhdoi me – “Ndonjëherë lufton mirë dhe herë të tjera, duket sikur nuk është fare aty”.

Whyte vjen drejtpërdrejt nga një fitore shpërthyese kundër Alexander Povetkin në mars. Kështu rishkroi statusin e tij si një ndër pretendentët për titullin e peshave të rënda.

Whyte (28 – 2 – 0) ka mposhtur në të kaluarën Joseph Parker dhe Oscar Rivas, të cilët janë renditur nga revista “Ring” në top 10 boksierët më të mirë.

“Fury dhe Wilder janë lavdëruar së tepërmi për rekordet e tyre të ‘vetëzgjedhur’ (i referohet fitoreve të lehta, me kundërshtar aspak në nivelin e tyre) dhe kanë mundur vetëm një nga top 10 boksierët e revistës ‘Ring’, ndërkohë që une kam mundur tre të tillë”, vazhdoi Whyte.

“Deri tani më ka shmangur dy herë. Të shohim çdo ndodh pas ndeshjes me Anthony Joshua”, përfundoi Whyte.

Tyson Fury pret të ndeshet me Anthony Joshua-n midis qershorit dhe korrikut të këtij viti, në një super-ndeshje që do të kurorëzojë mbretin aboslut të peshave të rënda,.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore