Sport

West Ham ofron 70 milionë euro për dy lojtarë rezervë të United


Harry Maguire - Scott McTominay (Laurence Griffiths)

Pasi investoi gati 200 milionë euro në nënshkrimet e Rasmus Hojlund (Atalanta, 75), Mason Mount (Chelsea, 64.2) dhe Andre Onana (Inter Milan, 52.5), Manchester United mund të përfitojë deri në 70 milionë nga shitja e dy lojtarëve rezervë.

Ata janë Harry Maguire, të cilit së fundmi i është hequr shiriti i kapitenit nga Erik ten Hag, dhe Scott McTominay, një futbollist që pavarësisht se ka një rol dytësor, pëlqehet nga trajneri holandez.

Sipas “The Athletic”, West Ham do të kishte bërë një ofertë të përbashkët prej 60-70 milionë euro për qendërmbrojtësin anglez dhe mesfushorin skocez.

Oferta e kampionit aktual të Conference Leagie pritet të jetë e pakundërshtueshme për Manchester United. Arkat e klubit kanë parë vetëm 24.5 milionë euro fitime nga shitjet këtë verë, Anthony Elanga (Nottigham Forest, 17.5 ) dhe Alex Telles (El-Nassr, 7).

Kështu Maguire do t’i jepte fund skenës së tij pesëvjeçare në “Old Trafford”, në të cilën ai është kthyer nga një prej mbrojtësve më të mirë në futbollin britanik në qendër të kritikave nga tifozët e “Djajve të Kuq”, të cilët nuk harrojnë 87 milionë eurot që kushtoi në vitin 2019.

McTominay, nga ana e tij, do t’i thoshte lamtumirë klubit që e pa atë të debutonte në Premier League vetëm në moshën 20-vjeçare dhe me të cilin ka luajtur më shumë se 200 ndeshje zyrtare.

Paratë nga shitja United mund t’i investojë në ovjektiva të tjerë. Ten Hag dëshiron me çdo kusht një mesfushor të ri dhe Sofyan Amrabat i Fiorentina-s është prioritet. Marokeni mund të kushtojë 25-30 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore