Sport

West Ham-i kërkon të përforcohet me Simeone-n


Skuadra nga Premier League, West Ham-i, do të tentojë të nënshkruajë yllin e Hellas Verona-s, Giovanni Simeone-n në janar. Ky është lajmi që raporton britanikja “The Express”.

Djali i teknikut të Atletico Madrid-it, Diego Simeone-s, po shkëlqen këtë sezon në Serie A. Në 11 ndeshjet në kampionat ai ka arritur të shënoi nëntë gola dhe të asistoi tre herë. Lojtari i dytë me statistikat më të mira pas Ciro Immobile-s.

Anglezët e shikojnë argjentinasin e lindur në Madrid si përforcimin e duhur për skuadrën e tyre. Ai do i ndihmonte ata në Premier League dhe gjithashtu në Eruopa League.

David Moyes po bënë një punë të shkëlqyer me West Ham-in. Pothuajsë çdo ekip i madh është mposhtur nga ata këtë sezon.

Aktualisht në majën e sulmit Moyes-i aktivizon, Michael Antonio-n. Por, ndonëse ai ka arritur të shënoi gjashtë gola deri më tani, pozicioni i tij natyral nuk është qendra e sulmit.

26-vjeçari Simeone në fund të sezonit përfundon kontratën me Hellas Verona-n. Kartoni i tij vlen rreth 11 milionë euro sipas “Transfermarket”-it. Shumë e cila është e përballueshme për arkat e West Ham-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore