Përballje

West Ham befason Manchester United në EFL Cup


Ndeshjet e së mërkurës në EFL Cup përfunduan me dramë dhe befasi.

Dueli mes Manchester United dhe West Ham ka përfunduar me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 0:1.

Londinezët u hakmorrën ndaj “djajve të kuq” në EFL Cup, pasi humbën ndeshjen në Premier League me rezultat 2:1.

Te Manchester United mungoi ylli portugez, Cristiano Ronaldo, dhe kjo kishte një peshë të madhe në lojën e “djajve të kuq”.

Argjentinasi Manuel Lanzini ishte heroi i West Ham pasi shënoi në minutën e nëntë për rezultatin final.

Në anën tjetër Chelsea ka arritur fitoren dramatike përballë Aston Villa-s në penalti.

Ndeshja ishte me mundësi të shumta nga dy skuadrat, por Chelsea ishin më dominant, por koha e rregullt përfundoi me rezultat 1:1.

Golin e parë e shënuan Chelsea me anë të Timo Werner në minutën e 54-të.

Pas 10 minutash, Aston Villa befasuan me gol me sulmuesin 20-vjeçar, Cameron Archer.

Goli i fitores nuk erdhi në kohën e rregullt, por gjatë penaltive dramatike, Chelsea arritën të fitojnë me rezultat 5:2.

Duelet e tjera në EFL Cup ishin interesante po ashtu, ku Brighton fitoi me rezultat 2:0 përballë Swansea, Arsenal – AFC Wimbledon 3:0, Milwall – Leicester 0:2 dhe Tottenham fituan kundër Wolves në penalti, pas katër golave të shënuar në kohën e rregullt.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore