Lajme

Vulin: S’i përkasim BE-së – s’na duan


Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin, ka thënë se Serbia posa të pranojë se “nuk dëshiron” të jetë në Bashkimi Evropian dhe se “nuk ka vend atje, do të jetë më mirë për ne”.

“Nuk është çështja nëse duam të anëtarësohemi në BE, është çështja nëse BE-ja do Serbinë. Duke gjykuar nga shantazhi i çmendur që po na ekspozojnë për ta njohur Kosovën, për të shfuqizuar Republikën Srpska dhe për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, ata nuk na duan”, tha Vulin për Veçernje Novosti.

Ai tha se BE-ja si aleancë është “një gjë e së kaluarës”, sepse me humbjen e pavarësisë politike, vendet e BE-së “u bënë territore, jo shtete”.

“Sa më shpejt të pranojmë se ata nuk na duan, aq më mirë do të jemi”. Qëndrimi ndaj BE-së nuk është çështje emocionesh, por vendimesh racionale”, theksoi ai.

Ai beson se miqësia me Rusinë është e rëndësisë më të madhe dhe se pa të rrezikohet zhdukja fizike e Serbisë.

I pyetur nëse vendosja e sanksioneve kundër Rusisë do ta ndihmonte Serbinë dhe nëse fuqitë perëndimore do të ndryshonin politikën e tyre ndaj Beogradit, Vulin tha se “kur nuk ka Rusi në tryezë, nuk ka as Serbi”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore