Lajme

Vuçiç: “Tërheqja e Policisë së Kosovës nga objektet komunale në Veri, një mashtrim i Perëndimit”


Presidenti i Serbise, Aleksander Vucic.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë këtë të enjte se zvogëlimi i Policës së Kosovës për 25 për qind nga objektet komunale në komunat Veriore, si hapë i ndërmarrë nga qeveria e Kosovës për de-eskalimin e situatës së krijuar atje, “është vetëm një mashtrim i Perëndimit”.

“Unë nuk jam i dobët, nuk jam budalla, i kam lexuar të gjitha marifetet e tyre paraprakisht, unë luaj shah më mirë se ata, kam lexuar më shumë libra se ata, por ata kanë vetëm forcë…”, ka thënë Vuçiç duke folur për kërkesat e ndërkombëtarëve për Kosovën dhe Serbinë sa i përket de-eskalimit të situatës në Veri, transmeton media opozitare serbe “Danas”.

Ndërkaq, kreu i Serbisë potencoi se “nuk është problem që duhet të dorëzohesh sepse dikush është më i fortë”, duke iu referuar bashkësisë së organizuar ndërkombëtare, duke shtuar se “është problem kur dikush të trajton ty, dhe gjithë vendin, të gjithë ne, si të çuditshëm”.

“Bullizmi vazhdon çdo ditë. Ata po vënë pika përtej Marrëveshjes së Brukselit. Dhe pastaj do të ngrenë akuza dhe kërcënojnë persona nga Lista Serbe”, pretendoi ai.

Ndryshe, Kosova ёshtё pajtuar me Bashkimin Evropian pёr zvogёlimin e menjёhershёm tё prezencёs policore nё afёrsi tё objekteve komunale nё pjesёn veriore tё territorit tё banuar me serbё etnikё dhe mbajtjen e zgjedhjeve tё jashtёzakonshme nё katёr komunat veriore menjёherё pas pёrfundimit tё stinёs sё verёs.

Kjo marrëveshje mes Kosovës dhe BE-së vjen pas një takimi mes zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe Emisarit Special tё BE-së pёr dialogun Kosovё-Serbi, Miroslav Lajçak, tё hёnёn nё Bratisllavё tё Sllovakisё, ku edhe ёshtё arritur pajtimi pёr deeskalim tё situatёs nё veri.

Hapat e ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës për qetësimin e situatës në veriun e territorit, ku tensionet kanë arritur në nivele shpërthyese muajin e fundit, pёrfshin zvogёlimin e menjёhershёm nё masёn prej 25 pёrqind tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale atje.

Policia e Kosovës bashkё me misionin e BE-sё pёr Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe misionin paqeruajtёs tё NATO-sё nё Kosovё (KFOR), sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore.

Konfirmohet: Polica e Kosovës nis tërheqjen graduale nga objektet komunale në veri

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore