Lajme

Konfirmohet: Polica e Kosovës nis tërheqjen graduale nga objektet komunale në veri


Policia e Kosoves

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Albanian Post se njësitet policore kanë nisur tërheqjen graduale nga dhe përreth objekteve komunale nё pjesёn veriore tё territorit tё banuar me shumicё serbe – Leposaviq, Zubin Potok, Mitrovicё e Veriut dhe Zveçan – pas vendimit të lëshuar nga Qeveria e Kosovës.

“Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, të cilin e kanë pranuar eprorët e Policisë së Kosovës, atë vendim jemi duke e ekzekutuar aktualisht”, ka thёnё zëvendës-drejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, nё njё pёrgjigje pёr Albanian Post.

Kosova ёshtё pajtuar me Bashkimin Evropian pёr zvogёlimin e menjёhershёm tё prezencёs policore nё afёrsi tё objekteve komunale nё pjesёn veriore tё territorit tё banuar me serbё etnikё dhe mbajtjen e zgjedhjeve tё jashtёzakonshme nё katёr komunat veriore menjёherё pas pёrfundimit tё stinёs sё verёs.

Kjo marrëveshje mes Kosovës dhe BE-së vjen pas një takimi mes zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe Emisarit Special tё BE-së pёr dialogun Kosovё-Serbi, Miroslav Lajçak, tё hёnёn nё Bratisllavё tё Sllovakisё, ku edhe ёshtё arritur pajtimi pёr deeskalim tё situatёs nё veri.

Hapat e ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës për qetësimin e situatës në veriun e territorit, ku tensionet kanë arritur në nivele shpërthyese muajin e fundit, pёrfshin zvogёlimin e menjёhershёm nё masёn prej 25 pёrqind tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale atje.

Policia e Kosovës bashkё me misionin e BE-sё pёr Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe misionin paqeruajtёs tё NATO-sё nё Kosovё (KFOR), sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore