Lajme

Vuçiç: Jam krenar që dashuria e djalit tim për ‘Republika Srpska’ dhe popullin e Kosovës është më e rëndësishme se gjithçka tjetër


Aleksander dhe Danilo Vucic

Danilo Vuçiç, djali i madh i presidenti serb, Aleksnadër Vuçiç, mori pjesë në festën zyrtare të Ditës së Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe disa media boshnjake e kroate e kanë kritikuar ashpër këtë pjesëmarrje, por vetë Vuçiç thotë se ndjehet krenar që djali i tij e do aq shumë ata republikë dhe popullin serb të Kosovës.

Me anë të një reagimi në faqen e tij në Instagram, si kundërpërgjigjet për kritikat e pjesëmarrjes së Vuçiç-it të ri në Banja Lukë dhe Sarajevë, presidenti serb u vu në mbrojtje të djalit të tij.

“Sulmet më të neveritshme filluan jo vetëm ndaj meje, por edhe ndaj fëmijës tim, sepse ai shkoi në festën e Ditës së Republikës Srpska në Banja Luë dhe Sarajevën Lindore. Mediat manjate në Beograd, Zagreb dhe Sarajevë gënjyen njëlloj, se ai ishte pjesë e delegacionit zyrtar të Serbisë, por shkuarja në të dy vendet ishte vetëm dëshira e Danilos dhe asgjë më shumë”, shkroi Vuçiç.

“Meqë ra fjala, si baba, jam krenar që dashuria e djalit tim të madh për Republikën Srpska dhe popullin tonë në Kosovë është më e rëndësishme se të gjitha gjërat e tjera dhe shpresoj se kam kontribuar të paktën sadopak duke e rritur atë në një mënyrë të tillë”.

Danilo Vuçiç është personazh shumë i përfolur në Serbi. Mediat atje kanë raportuar për përfshirjen e tij në disa aktivitete kriminale dhe pjesëmarrjen e tij në banda në Beograd, kryesisht ato të ultra-tifozerive të klubeve të futbollit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore