Lajme

Vuçiç: “Erdogan mbështet dialogun Beograd-Prishtinë”


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se presidenti turk, Recep Taip Erdogan mbështët dialogun mes Kosovës dhe Serbisë i cili po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Erdogan beson se është e rëndësishme të arrihet një zgjidhje kompromisi mes dy palëve, ka deklaruar Vuçiç.

“Është e rëndësishme që Presidenti i Turqisë të mbështesë dialogun dhe beson se është e rëndësishme të arrihet një zgjidhje kompromisi,” tha Vuçiç.

Vuçiç po qëndron në Stamboll në një vizitë zyrtare dhe se temat e diskutimit mes tij dhe presidentit Erdogan ishin ekonomia, politika dhe situata në rajon dhe raportet mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Kur flisni me dikë për më shumë se dy orë, është e qartë se keni mbuluar të gjitha temat. Unë jam i kënaqur, çdo bisedë me Erdoganin është gjithmonë e dobishme. Turqia është një vend i madh, dhjetë herë më i madh se ne,” tha Vuçiç.

Ai gjithashtu tha se ka biseduar me presidentin turk edhe për disa gjëra që nuk mund t’i ndajë me publikun, por që, siç thotë ai, janë të rëndësishme për Serbinë, transmeton Tanjug.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore