Lajme

Vuçiç do ta dekorojë sot Grenell-in me “Urdhrin e flamurit serb”


Aleksander Vucic dhe Richard Grenell

Ish i Dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, do të dekorohet këtë mërkure në Beograd.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do t’i dorëzojë Grenell-it “Urdhrin e flamurit serb” të shkallës së parë.

Siç njofton zyra e presidentit serb, Grenell do të nderohet për “meritat e shquara në zhvillimin dhe forëcimin e bashkëpunimit paqësor dhe marrëdhënieve në mes të Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Ndërsa, gjatë ditës, Grenell duke folur për procesin që më herët është marrë vetë, pra dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Grenell ka thënë se problem në këtë ngecje të dialogut “është Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti”, sepse, sipas tij, nuk po respekton marrëveshjet e mëparshme, përfshirë atë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Më 3 qershor, Kurti kaloi vijën e kuqe të vendosur nga Bashkimi Evropian dhe administrata e presidentit amerikan Joseph Biden dhe e bëri këtë pa pasoja”, tha Grenell.

Tutje, ai ka shtuar se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë për krime të pretenduara lufte, ndryshe nga Kurti, ka respektuar marrëveshjet.

“Ne ishim në rrugë të mirë për të arritur një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kur Thaçi ishte president. Marrëveshje të tilla nuk janë kurrë të lehta, të dyja palët duhet të jenë në gjendje të marrin vendime të vështira dhe të ecin përpara”, shtoi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore