Lajme

Vuçiç: BE dha mesazh të rëndësishëm për Asociacionin


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

“Nuk pres asgjë nga bisedimet e sotme në Bruksel”, tha Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.

“Por çfarëdo progresi që mund të bëhet është i mirë”, vazhdoi ai, dhe tha se “mesazhet e BE-së për Asociacionin janë të arsyeshme”.

“Beogradi është gjithmonë gati për bisedime. Bisedimet janë më mirë se mos-bisedimet”, deklaroi Vuçiç.

“Por duke parë zjarrin e liderëve shqiptar, s’mund të presim asgjë”.

Ndërkaq tha se thirrja e Bashkimit Evropian për të respektuar Marëveshjet e Brukselit “janë të mira dhe racionale”, por se “veprimet konkrete mungojnë”.

“Kjo është një mesazh i mirë, e sidomos në rast të formimit të Asociacionit të Komunave Serbe”, tha Aleksandër Vuçiç.

“Ligji shkon pas fakteve jo akteve”, u përgjigj Vuçiç kur u pyet se si e komenton kërkesen e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, që marrëveshja mes dy shteteve duhet të konkludohet në njohje të ndërsjellë.

“Problemi nuk qëndron në një akt ligjor, por në faktin se Kurti s’kupton. Përkundër tyre, nuk dua të marrë pjesë në sulme ndaj shqiptarëve çdo ditë që të fitoj vota në Serbinë Qendrore”, deklaroi Presidenti i Serbisë, raportojnë mediat serbe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore