Lajme

Maqedoni e Veriut, vritet me breshëri plumbash një shqiptar


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 12 majit, në Shkup, Maqedoni e Veriut, ku është vrarë me breshëri plumbash 43-vjeçari Kamer Idrizi.

Sipas mediave të MV-së, Idrizi ishte pronar i një hoteli dhe njihej si një person me precedent të mëparshëm penal.

Nga ky sulm ka mbetur i plagosur dhe një person tjetër që ndodhej në makinë me Idrizin. Bëhet fjalë për kushëririn e tij E.I., 22 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia raportoi se mbi 80 plumba ishin gjuajtur drejt mjetit tip “Golf”, ku ndodhej Idrizi.

Në vitin 2019, disa persona të maskuar qëlluan në drejtim të Idrizit, në hotelin e tij Alexander Palace në Shkup.

Mediat në MV kanë zbuluar lidhjen e afërt me pjesëtarë të Lidhjes Socialdemokrate. Pasi në profilin e tij në mediat sociale ka shpërndarë foto me këta të fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore