Lajme

Vritet kryetari i Bashkisë Gostomel në Ukrainë, po shpërndante ndihma


Kryetari i Bashkisë Gostomel, Yuri Prylypko, është qëlluar për vdekje nga forcat ruse teksa po shpërndante ndihma humanitare në qytetin e tij, për të lehtësuar situatën e luftës tek banorët e qytetit që drejtonte.

Ky lajm është bërë i ditur nga disa zyrtarë ukrainas, të cilët kanë folur mbi çështjen.

Gostomeli gjendet shumë pranë Kievit dhe ka qenë ndër qytetet e sulmuara që ditët e parë të mësymjes ruse.

Sipas raportimeve të para, dy persona të tjerë janë vrarë së bashku me Prylypko-n.

Nga ana tjetër, Këshilli i qytetit ka nxjerrë një njoftim, ku thuhet se “Ai vdiq si hero”, referuar kryetarit tët tyre të ndjerë tashmë.

Mundësia për varrimin e tij, pavarësisht se ukrainasit duan ta nderojnë, janë të pamundura për momentin, për shkak të situatës së luftës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore