Lajme

Vritet gjenerali rus pranë Kharkiv-it


Një komandant i lartë ushtarak rus është vrarë në një betejë në skajin e qytetit lindor të Ukrainës, Kharkiv.

Kështu ka bërë me dije Ministria ukrainase e Mbrojtjes.

Ai ishte gjeneralmajor Vitaly Gerasimov, shefi i shtabit dhe zëvendëskomandanti i Ushtrisë së 41-të.

Referuar raportimit të ministrisë, ai ka ndërruar jetë së bashku me oficerë të tjerë rusë.

Nga ana tjetër, Rusia nuk ka komentuar për këtë çështje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore