Shqipëria

Vrasja te “5 Maji”/Prokuroria kёrkon “arrest me burg” pёr vrasjen e 27-vjeçarit


Prokuroria e Tiranёs ka kёrkuar masën me burg, për autorin e vrasjes së 27-vjeçarit, Mehmet Qema, në ngjarjen në rrugën “5 Maji”.

Vendimi pritet tё jepet prej Gjykatës ditёn e premte.

Pёr momentin ndaj M.D. rёndon akuza e vrasjes me dashje dhe armёmbajtje pa leje.

Sipas pretendimeve tё tё akuzuarit vrasja ёshtё kryer pa dashje, nё moment pakujdesie.

Nga hetimet paraprake, në momentin e ngjarjes dy miqtë ndodheshin jashtë orës policore, në një lokal në rrugën “5 Maji” , në praninë e katёr personave të tjerë, miq me njëri-tjetrin.

Si ndodhi ngjarja

M.D. kishte nxjerrё pistoletёn dhe po luante kur qёlloi pёr vdekje mikun e tij tё ngushtё, Mehmet Qema.

I dyshuari u vetёdorёzua nё polici, duke deklaruar se nuk e dinte qё arma ishte e mbushur.

Më vonë u vetëdorëzuan edhe F.M., E.P., B.A., B.H., dhe Xh.K., miq të përbashkët të viktimës dhe autorit.

Ata po hetohen për akuzat e moskallëzimit të krimit dhe veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.

Sipas hetimeve, ata kanë prishur vendin e ngjarjes dhe fshehën pistoletën.

Të arrestuarit po hetohen edhe në lidhje me një pajisje që u sekuestrua në një ambjent pranë vendit të ngjarjes, me të cilën dyshohet se prodhoheshin monedha bitcoin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore