Kosova

Vrasja e trefishë në Gllogjan: Ende asnjë nga dëshmitarët s’është intervistuar – po bëhet ekzaminimi balistik në Zvicër


Kanë kaluar gjashtë muaj prej kur ka ndodhur vrasja e Gani Gjokajt, Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Sipas Prokurorisë së Pejës, ata u vranë nga Kreshnik Mehmataj me AK-47.

Ky i fundit sipas aktvendimin për fillimin e hetimeve bashkë me vëllezërit dhe babanë për hakmarrje e kryen vrasjen e trefishtë.

Në aktvendimin e organit të akuzës të cilin e posedon Albanian Post, thuhet se të dyshuarit e fajësonin shoferin e autobusit Gani Gjokajn për vetëvrasjen e motrës së tyre.

Në anën tjetër, Prokuroria po i vazhdon hetimet siç thonë ata intensive për ta ndriçuar rastin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore