Zgjedhjet në Kosovë

Voton Ramiz Lladrovci – kandidat për kryetar të Drenasit, fton qytetarët të votojnë


Kandidati për kryetar të komunës së Drenasit, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci

Kandidati për kryetar të komunës së Drenasit, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci, e ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të 14 nëntorit.

Ai përmes llogarisë së tij në Facebook, i ka ftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të dalin dhe të votojnë për kryetarin që do të qeverisë në katër vjetët e ardhshme.

“Unë votova, këtu, në vendlindjen time, në shkollën ‘Xhevë Lladrovci’, me pjesëtarët e ngushtë të familjes. Pas fushatës së qetë që mund ta quaj shembullore, i ftoj qytetarët e komunës së Drenasit, të dalin të votojnë për kryetarin e Drenasit, ta votojnë kryetarin i cili do të punojë bashkë me qytetarët në qeverisjen e ardhshme. Faleminderit”, ka shkruar Lladrovci.

Në komunën e Drenasit, gara do të zhvillohet mes Ramiz Lladrovci nga PDK i cili në raundin e parë kishte fituar 10 mijë e 419 vota ose 45,50 për qind dhe Driton Ajazi nga Demokratet për Drenasin i cili kishte marrë 6 mijë e 984 vota ose 30,50 për qind.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore