Lajme

Votohen në parim disa projektligje, përfshirë edhe ai për arkivat shtetërore


Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës në seancën e re ku po diskuton për pikat e mbetura të seancës së 22, 23 dhe 24 shkurtit, ka votuar në parim projektligjin për arkivat shtetërore.

Nga 81 deputetët e pranishëm në seancë, 63 kanë votuar për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Deputetët e pranishëm në sallë kanë votuar në parim projektligjin për

financimin e subjekteve politike, po me të njëjtat vota, 63 për, asnjë kundër asnjë abstenim.

Lidhur me këtë projektligj, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka kërkuar nga Kuvendi të miratojë ligjin “që çel kuletat e partive politike”.

Përmes një komunikate për media KDI në bashkëpunim me disa organizata të tjera nga shoqëria civile ka kërkuar të mos dështojë meqë deri më tani nga tri legjislaturat paraprake kishte dështuar dhe rrjedhimisht ka cenuar vazhdimisht transparencën dhe llogaridhënien financiare të subjekteve politike, të cilat marrin çdo vit mbi 4 milionë euro nga buxheti i shtetit. Sipas tyre kjo kishe paraqitur regres në zbatimin e Agjendës së Reformave Evropiane (ERA).

“Projektligji i ri për Financim të Subjekteve Politike adreson në masë të madhe shqetësimet lidhur me mungesën e transparencës financiare të subjekteve politike. Duke ditur dështimet dhe vonesat e shumta në përzgjedhjen e auditorëve nga Kuvendi, me anë të këtij projektligji, kompetenca për përzgjedhjen e auditorëve kalohet tek Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, të cilës i është siguruar një nivel i lartë i pavarësisë funksionale dhe buxhetore”, thuhet në njoftim të KDI-së në rrjetin social Facebook.

Deputetët kanë votuar me 64 vota në parim Projektligji nr.08/L-108 për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.

Edhe shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 05/L-025 për Shëndetin Mendor është votuar me 62 vota.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore