Shqipëria

Vokshi zbulon sa demokratë kanë votuar deri në orën 11


Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Albana Vokshi, deklaroi se deri në orën 11:00 kanë votuar 14 mijë e 12 anëtarë të Partisë Demokratike.

Kjo, për zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj force politike.

Vokshi sqaroi se Tirana mban shifrën më të lartë të votuesve me 3 mijë e 694 vota.

Në Shkodër kanë votuar 1 mijë e 287 demokratë, në Lezhë 380, Dibër 650, në Durrës 1 mijë e 5 anëtarë dhe në Vlorë 570.

Anëtarja theksoi se në fund të këtij procesi do të jepet rezultati final.

Ajo sqaroi se në zgjedhjet e fundit kanë votuar afro 40 mijë anëtarë.

Sa i takon problematikave me listat dhe anëtarët, Vokshi nënvizoi se janë përdorur listat e zgjedhjeve të vitit 2019.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore