Përballje

Vllaznia mposhtet me rezultat të thellë nga PSG


Skuadra e femrave e Vllaznisë së Shkodrës është mposhtur me rezultat 0:4 nga PSG, në ndeshjen e katërt të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Francezet shënuan dy herë në secilën pjesë, derisa seria e golave u hap në minutën e 19-të nga ana e Kadidiatou Dianiqë realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.

E njëjta futbolliste ndëshkoi për herë të dytë Vllazninë në minutën e 36-të, për rezultatin e pjesës së parë 0:2.

Ndërkohë, goli i tretë për skuadrën nga kryeqyteti francez erdhi në minutën e 60-të nga zviceranja Ramona Bachmann.

Kurse rezultatin përfundimtar e vulosi Magnaba Folquet 10 minuta para përfundimit të ndeshjes.

Pas këtij rezultati, PSG ngjitet në vendin e dytë në grup me shtatë pikë, ndërsa nga ana tjetër, Vllaznia mbetet e fundit dhe ende është në kërkim të golit të parë evropian ndërsa ka pësuar plot 19 të tillë në një grup ku bëjnë pjesë edhe Chelsea me Real Madrid.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore