Kosova

Vizitat në BIK – falënderojnë Tërnavën për kontributin e dhënë


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në vizitën e tij tek Bashkësia Islame e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për festën e Fitër Bajramit ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, ku është pritur nga myftiu, Naim Tërnava.

Kryeministri ka theksuar se është kënaqësi të takojë myftiun Tërnava dy vite pas përballjes me pandeminë COVID-19.

“Urime Fitër Bajrami të gjithë besimtarëve. Ishte kënaqësi të takohem me myftiun pas dy vjetëve për shkak të pandemisë që na u bë e pamundur vizita në festat e mëparshme. Me lutjet më të mira që të pranohet agjërimi, uroj që të ketë paqe, gëzim e lumturi për të gjithë njerëzit”, tha Kurti.

Edhe, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, ku është pritur nga myftiu Naim Tërnava.

Konjufca pas bisedës që zhvilloi me myftiun Tërnava, tha se roli i Bashkësisë islame ka qenë gjithmonë për tu vlerësuar.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në vizitën e tij tek Bashkësia Islame e Kosovës.

“Shfrytëzoj rastin t’ia uroj festën e Fitër Bajramit, të gjithë besimtarëve. Po ashtu falenderova myftiun për kontributin që ka dhënë. Më kujtohet dhe vet kur kam qenë i vogël në vitet e 90-ta, roli i BIK-ut, i cili ka qenë gjithmonë për tu vlerësuar”.

“Falënderova, po ashtu që po vazhdojnë të kultivojnë solidaritetin dhe bamirësinë”, tha Konjufca.

Ndërsa, falënderoj BIK-un dhe myftiun Tërnava për kontributin e dhënë për pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

“E falënderoj BIK-un myftiun Tërnava për kontributin dhe rolin që kanë pasur për shoqërinë, shtetin e kombin, edhe pavarësinë dhe zhvillimin e shtetndërtimit të Kosovës”, tha Kurti.

Të hënën në vizitë, Tërnavës i shkoi edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Ky bashkë me Uran Ismailin e Abelard Tahirin, e disa bashkëpartiakë të tjerë, uruan festën e Fitër Bajramit për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Krasniqi tha se kjo festë shënon kulminacionin e një sprove prej një muaji.

“Shpreha mirënjohjen më të thellë për BIK-un dhe për punën e madhe të tyre që e bëjnë në vazhdimësi në kuadër të ndihmave ndaj familjeve që janë në vështirësi ekonomike dhe të ndryshme”, tha ai.

“Është një festë e cila shënon kulminacionin e një muaji të shenjtë, të përkushtimit, durimet njerëzor ndaj sprovave dhe lakmisë. Sot i ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës të marrin shembull dhe inspirim nga kjo festë që të bëhen për t’u bërë edhe më bujar, edhe më të hapur, edhe më tolerant edhe më mirëbesues me njëri tjetrin, me rrethin e tyre dhe me të gjithë”, tha Krasniqi.

Memli Krasniqi, Kryetar i PDK-së viziton Naim Tërnavën, Kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, në nderim të Fitër Bajramit

Edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, po ashtu ka vizituar Bashkësinë Islame për ndër të kësaj dite.

“Kam nderin që në emër të AAK-së të urojmë festën e Fitër Bajramit Myftiut Tërrnava, Bashkësisë Islame, gjithë shqiptarëve besimtar mysliman që e festojnë Bajramin, me fat Bajrami. Lutim Zotin ta pranoj agjërimin të gjithë atyre qe kanë agjëruar”, ka thënë Haradinaj.

“Po ashtu të festojmë bashkë e të jemi bashkë gjithmonë”, ka thënë Haradinaj.

Ramush Haradinaj, Kryetar i AAK-së viziton Naim Tërnavën, Kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, në nderim të Fitër Bajramit

Në Kosovë, manifestimi qendror mbahet në Xhaminë e Madhe të Prishtinës.

Namazi i Bajramit u fal në ora 06:09, të cilit i priu kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.

Hytben e Fitër-Bajramit e mbajti Myftiu Naim Tërnava, i cili ju drejtua opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Me rastin e Fitër-Bajramit, Kryesia e BIK-ut organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore