Kosova

Vishaj: Vaksinat aktuale nuk të mbrojnë nga varianti Omicron


Drejtori i Klinikës Infektive të Kosovës, Arben Vishaj, në një konferencë për media.

Drejtori i Klinikës Infektive të Kosovës, Arben Vishaj, në një konferencë për media, ka folur për variantin e ri të Coronavirusit.

Vishaj, ka bërë të ditur se një nga qytetarët e prekur me variantin Omicron, është hospitalizuar, por se gjendja e tij ka qenë përgjithësisht stabile.

“Në Klinikën Infektive ka qenë një pacientë i cili ka kërkuar trajtim dhe kolegët nga ambulanca e pranimit kanë marrë mostrën. Klinikisht gjendja e tij e përgjithshme ka qenë stabile dhe për këtë arsye pacienti është lëshuar në shtëpi”.

Drejtori i Klinikës, ka thënë se pacienti ishte i vaksinuar me dy dozat e vaksinës Pfizer.

Ani pse në Shtetet e Bashkuara ishte testuar negativisht me COVID-19, në Kosovë, ka dal pozitiv me variantin Omicron.

“Pacienti ka qenë i vaksinuar, ka bërë teste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka dal negativ, kur ka ardhur te ne e kemi marrë testin COVID-19. Ai ka dal me pozitiv Omicron. Ky qytetarë e ka pasur edhe bashkëshorten, shpresojë që sa më shpejt të rikuperohet”.

Arben Vishaj, në një konferencë për media.

Edhe pse aktualisht nuk ka pacientë të hospitalizuar me variantin Omicron, katër të infektuar janë duke u trajtuar me COVID-19, ka thënë Vishaj.

Infektologu, gjithashtu bëri të ditur se simptomat e gripit sezonal dhe të COVID-19 janë shumë të njëjta, prandaj rekomandoi që të gjithë që nuk ndihen mirë të paraqiten te mjeku familjar.

“Simptomat janë të njëjta, ata me grip të lajmërohet te mjeku familjarë e më pas ne jemi të gatshëm të ofrojmë shërbime. Në këtë fazë kemi pasur shumë me grip sezonal, por nuk kemi pasur spitalizim, disa kanë qenë në forma të lehta dhe janë trajtuar me terapi adekuate. Kemi staf të mjaftueshëm”.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen, si mënyra më e mirë për të luftuar pandeminë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore