Lajme

Visa dhe Mastercard pezullojnë operacionet në Rusi


“Visa” dhe “Mastercard” do të pezullojnë operacionet në Rusi. Kjo u raportua nga dy njoftime për shtyp nga të dy kompanitë.

Në veçanti, “Visa” bën të ditur se “në ditët në vijim”, “të gjitha transaksionet e nisura me kartat ‘Visa’ të lëshuara në Rusi nuk do të funksionojnë më jashtë vendit” dhe “të gjitha kartat ‘Visa’ të lëshuara nga institucionet financiare jashtë Rusisë nuk do të funksionojnë.

“Ne jemi të detyruar të veprojmë pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia dhe ngjarjeve të papranueshme që kemi dëshmuar”, tha Al Kelly, president dhe shef ekzekutiv i “Visa-s”.

Sot është dita e 11 e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Mbi 1.2 milionë ukrainas janë larguar nga vendi dhe mijëra ushtarë rusë kanë humbur jetën. Ndërkohë Ukraina vijon të rezistojë pavarësisht sulmeve ruse.

Kombet e Bashkuara raportojnë se janë vrarë 351 civilë dhe 7 mijë e 70 të lënduar në Ukrainë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore