Përballje

Vijon spektakli i Uzunit, ia dhuron tre pikë ekipit të tij


Sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni, është duke kaluar në formë shumë të mirë te skuadra spanjolle, Granada, e cila garon në kategorinë e dytë të futbollist spanjoll, La Liga 2.

Uzuni edhe këtë radhë ishte protagonist, teksa ia dhuroi tre pikët e radhës Granada-s në fitoren e tyre minimale 1:0 ndaj Burgos.

27-vjeçari i lindur në Berat shënoi në minutën e 41-të pas asistimit të ish-lojtarit të Real Madrid-it, Jose Maria Callejon.

Sa i përket ndeshjes, Granada arriti ta ruajë këtë epërsi minimale, duke marrë tre pikë shumë të vlefshme në këtë takim

Ishte pikërisht goli i sulmuesit kuqezi, që tani e ngrit Granada-n në vendin e pestë në tabelë me 32 pikë, katër më pak se vendi i parë, Eibar dhe dy më pak se kundërshtari i sotëm që mban vendin e dytë.

Për Uzunin, ky ishte goli numër 11-të në këtë sezon në La Liga 2, katër gola më shumë se ndjekësi më i afërt, Bakis i Andorra-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore