Lajme

“Vice” bllokon vazhdimisht lajmet që mund të cenojnë Arabinë Saudite


“Vice” ka bllokuar vazhdimisht lajmet që mund të konsiderohen fyese për qeverinë saudite.

Çka i ka lënë gazetarët të pasigurt nëse janë ende në gjendje të raportojnë lirshëm mbi abuzimet e të drejtave të njeriut në mbretëri.

Të paktën kështu pretendojnë burime të njohura me çështjen brenda medias.

Kompania mediatike nënshkroi kohët e fundit një marrëveshje partneriteti fitimprurëse me MBC Group, një kompani e kontrolluar nga qeveria saudite, për të krijuar një sipërmarrje të përbashkët në vendin e Lindjes së Mesme.

Nga 29 vendet e punës të shpallura aktualisht në faqen e “Vice”, 20 janë të vendosura në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad.

Por shumat e mëdha të parave që tani rrjedhin nga Arabia Saudite drejt medias kanë çuar në shqetësime të nivelit të lartë brenda divizionit të lajmeve të kompanisë se shefat po censurojnë përmbajtjen e lajmeve me pamje perëndimore për të mbrojtur stafin që punon me kontrata në Arabinë Saudite.

Gazetari John Lubbock ka treguar se ai dhe dy kolegë ishin porositur nga divizioni i lajmeve i “Vice” në fillim të këtij viti për të shkruar një artikull rreth sauditëve të rinj që bëjnë fushatë për të drejtat transgjinore.

Raportimi i tyre pretendonte se shteti saudit po ndihmon familjet për të kërcënuar transgjinorët saudit me bazë jashtë shtetit.

Redaktorët e mirëpritën në mënyrë aktive artikullin, sipas Lubbock, pasi ai përshtatej me historikun e raportimit të medias për të drejtat e LGBTQ+, regjimet autokratike dhe Lindjen e Mesme.

Por publikimi i artikullit u shty në mënyrë të përsëritur dhe më pas u anulua në minutën e fundit.

Burime të shumta në “Vice” kanë treguar se u tërhoq pas një ndërhyrjeje të nivelit të lartë nga menaxherët e lartë, të cilët thanë se publikimi i tij mund të përbëjë një kërcënim për sigurinë e stafit të kompanisë që punon në Arabinë Saudite.

Pesë vjet më parë kompania ndaloi punën e saj në Arabinë Saudite pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi të mbështetur nga shteti, por që atëherë ka përqafuar me entuziazëm mbretërinë.

Këtë herë, në vend që të tërhiqet nga vendi dhe të mundësojë publikimin e artikujve të tillë, “Vice” po zgjerohet me shpejtësi në Arabinë Saudite, si pjesë e një strategjie më të gjerë për t’u larguar nga lajmet dhe drejt përmbajtje të stilit të jetesës.

Stafi i lajmeve me bazë perëndimore ruan pavarësinë editoriale, por është anashkaluar nga drejtuesit e korporatave.

Ndikimi i sipërmarrjes së përbashkët të “Vice” me botuesin e mbështetur nga Arabia Saudite është ndjerë tashmë në zyrën e kompanisë në Londër.

Për dy vjet një fotografi e madhe e protestës përkujtimore të Sarah Everard ishte varur në mur. Për zemërimin e stafit, kjo fotografi u hoq nga punonjësit që punonin në ndërmarrjen e përbashkët saudite dhe u zëvendësua nga një hartë gjigante e Arabisë Saudite.

sakaq, “Vice” premton se sipërmarrja e saj e re saudite do të jetë një “platformë udhëheqëse për përmbajtje cilësore digjitale arabe të përqendruar në kulturën moderne rinore arabe” dhe nuk do të kërkojë të investojë në raportimin e lajmeve.

Fuqia e madhe financiare e Arabisë Saudite, përpjekjet e saj për t’u larguar nga paratë e naftës dhe dëshira për t’u riemërtuar si një destinacion popullor turistik, kanë çuar në ndryshime të shpejta në vend – dhe potencialin për pagesa të mëdha për kompanitë perëndimore.

Ndërkohë që ka rregulla të relaksuara për vozitjen e grave, historia për të drejtat e njeriut mbetet e tmerrshme, veçanërisht për personat LGBTQ+.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore