Sport

Veratti e fton Messi-n tek PSG


Tash e afër një vit, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi, lidhet gjithnjë e më shumë me një lëvizje larg Barcelona-s.

Ndër ekipet më të interesuara janë Manchester City i Pep Guardiola dhe Paris Saint-Germain që udhëhiqet nga Mauricio Pochettino.

Një lëvizje e mundshme tek gjiganti francez do ta bashkonte argjentinasin sërish me yllin brazilian Neymar Jr.

Pas ftesës së Angel Di Maria, dëshirë që ta ketë Messi-n si bashkëlojtar në skuadër ka shprehur edhe Marco Veratti.

“Natyrisht që do të më pëlqente të luaja me Messi-n. Do të ishte diçka e mrekullueshme që ta kemi në skuadër, për mua do të ishte dhurata e rradhës që më bën futbolli”

“Çfarë do bëja është thjeshtë t’i jepja topin Neymar-it apo Messi-t dhe pastaj do të rrija për t’i parë se çfarë krijojnë. E ftoj atë që të bashkohet me ne”, dekaroi mesfushori italian.

Messi ende nuk ka rinovuar kontratën me Barcelona-n dhe gjithçka varret nga zgjedhjet presidenciale që do zhvillohen në Mars.

Argjentinasi ka shprehur qartë interesin për të provuar një aventurë tjetër largë Spanjës para përfundimit të karrierës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore