Sport

Vëlla e motër yje te Chelsea, rrugëtimi i Reece dhe Lauren James


Reece dhe Lauren James

Për Nigel James, futbolli është pasion familjar.

Kur ai nuk është duke shikuar djalin e tij James ose vajzën e tij Lauren duke luajtur, ai menaxhon biznesin e tij të trajnerave që i ndihmon të rinjve të krijojnë një karrierë.

Ai menaxhon futbollist nga mosha pesë deri 18 vjeç, dhe ai këtë shkollë e hapi pasi karriera e tij në futboll nuk shkoi siç ai e priti, me një aventurë të dështuar te Aldershot.

Duke u rritur, mbrojtësi i krahut Reece, tani 21 vjeç dhe sulmuesja Lauren, 19, dhe gjithashtu vëllau i vjetër Joshua, ishin pjesë e akademive.

Të dy, Reece dhe Lauren luajtën me mosha më të mëdha, me Reece që iu bashkua Fulham-it kur ishte nëntë vjeç dhe Lauren që luajti për Arsenal U17, kur ishte vetëm 13-vjeçare.

‘Jo shumë familje kishin mundësi kontakti dhe kohe si ata’

Nigel James tha se fakti që kishin më shumë eksperiencë me stërvitje, iu ndihmoi për zhvillim qysh kur ishin në kopsht.

“Ata luajtën çdo ditë”, thotë Nigel James.

“Nëse ata nuk do luanin me shokë pas shkollës, ishin duke luajtuar me njëri-tjetrin. Nuk ka shumë familje që kishin mundësi kontakti dhe kohë si ata, ata kishin fushën e tyre dhe të gjitha paisjet që duheshin”.

“Kishte kohë kur unë isha trajneri i tyre”, tha Nigel, “por nëse nuk isha unë, atëherë gjërat ishin të organizuara ashtu si në një stërvitje, që ata të stërviteshin vet”.

“Kishte kohë kur James ishte jashtë thjesht duke krosuar që Joshua të godiste me kokë ose vollej; ai kishte më shumë se 50 topa për të krosuar”.

Reece ka luajtur po thuajse në çdo pozitë në akademitë e Chelsea-s, por dashuria e tij për sport e shtyu që të provonte talentin e tij edhe në kriket.

“Reece luajti si sulmues te Chelsea, luajti edhe në mesfushë”, rikujton Nigel.

“Ne luanim kundër njëri tjetrit në futboll shkollash dhe ai gjithmonë zgjidhte mbrojtjen. Kishte edhe nga ato kohë që kur bënim shaka në shtëpi, futej si portier”.

“Në një kohë te skuadra U9, ai ishte si portier më i mirë se çdo futbollist në fushë, kaq i talentuar ishte”.

“Ai gjithmonë dëshironte këpucët dhe dorëzat më të mira”, zbuloi babai James.

“E donte kriketin, poashtu, edhe aty dëshironte shkopin më të mirë. Ai ndonjëherë merrte gjërat e tij dhe luante me shokë për orë të tëra, ishte thjesht i apasionuar pas sportit”.

‘E bëri lojtaren që është sot’

Lauren, që iu bashkua Chelsea-s nga Manchester United këtë verë, dhe pasi la lëndimet pas, bëri debutimin me Chelsea-n javën e kaluar, përfitoi shumë nga eksperienca me vëllezërit e saj.

“Impakti që kjo gjë kishte ishte i jashtëzakonshëm”, vazhdon Nigel, “nëse Lauren nuk do të kishte mundësinë të luantë krah këtyre djemve të talentuar, ajo nuk do të kishte mundësi të ishte këtu ku është sot”.

“Ajo është shumë teknike në top: mënyra se si e kontrollon topin ajo është e jashtëzakonshme, kjo e bëri lojtaren që është sot”.

“Ndoshta tifozët e Chelsea-s nuk e din ende çfarë kanë në dispozicion”, vazhdoi babai, “por shpejt do e kuptojnë”.

‘Ata mund të shkruajnë historinë e tyre’

Reece, Nigel dhe Lauren James

Vendime të mëdha për karrierën, i larguan dy fëmijët James nga familja.

Në vitin 2018, Reece u bashkua me Wigan Athletic derisa Lauren shkoi te Manchester United.

Pas një viti te Athletic, Reece u bashkua me Chelsea-n, me Frank Lampard që ia dha mundësine e artë te Chelsea.

“Wigan e ndërtoi Reece-n”, thotë babai i tij, “plot njerëz thanë që ai do të luajë më lartë, por unë isha realist”.

“Kam parë shumë talente që nuk kanë përmbushur potencialin e tyre”.

“Pas atij sezoni, unë thoja që ai mund të ketë një karrierë në Champions, kaq realist isha. Nuk dyshoja në aftësitë e tij, thjesht isha realist”.

“Kur u transferua te Chelsea, unë përsëri doja që ai të largohej në huazim”, zbuloi Nigel.

“Sheffield, Brighton dhe Palace u interesuan, por pasi Frank bisedoi me të, dhe kërkoi që ta mbante te Chelsea, unë nuk isha askush që të vendosja për të”.

“Te Chelsea, skuadra është e jashtëzakonshme dhe punojnë shumë”, tha ai, “hapi i radhës në karrierën e Lauren ishte rritja e saj në një ambient profesionist, dhe Chelsea ishte zgjidhja e duhur”.

Reece deri tani ka fituar Champions League-n me Chelsea-n dhe është shndërruar në startues për Anglinë.

Për Lauren, synimi tani është të jetë pjesë e skuadrës së parë edhe në klub edhe në kombëtare.

“Nëse ata vazhdojnë të bëjnë biznesin siç duhet, ata mund të shkruajnë historinë e tyre”, mbylli James.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore