Shqipëria

Veliaj: Brenda këtij viti kemi mbaruar punët teknike mbi problemin e ujit të pijshëm


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pyetur për New24, mbi problemin  mungesave të ujit të pijshëm në Tiranë, u përgjigj se “momentalisht po kryhet shpronësimi në Bovillë, për të bërë një shtesë tjetër”.

Kjo vlen  për 30% -shin e popullsisë së Tiranës që nuk furnizohet me ujë, sipas tij. Ai vuri theksin se problemi është zgjidhur për 70% të banorëve.

“Brenda këtij viti kemi mbaruar punët teknike dhe vitin tjetër do bëjmë testimet hidraulike”, përfundoi Veliaj.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore