Stil

Veç një muaj pasi e bënë publike, Taylor Swift dhe Matty Healy i japin fund romancës së tyre


Historia e dashurisë në mes të këngëtares Taylor Swift dhe vokalistit të grupit 1975, Matty Healy ka marrë fund.

Lajmin e kanë konfirmuar një sërë burimesh të afërta pranë çiftit, të cilët nuk u shprehën edhe shumë të surprizuar me ndarjen e dyshes, Taylor dhe Matty.

“Ata janë të dy jashtëzakonisht të zënë dhe e kuptuan se nuk janë vërtet të pajtueshëm me njëri-tjetrin”, tha një burim i brendshëm për Entertainment Tonight, transmeton AlbanianPost.

“Miqtë e Taylor-it duan atë që është më e mira për të dhe nuk janë të shokuar që lidhja e tyre u prish, marrë parasysh prishjen e romancës së gjatë me Joe Alwyn”, shtoi burimi.

Lidhja e tyre morri fund vetëm një muaj pasi ajo dhe Healy e bënë publike lidhjen e tyre.

Në anën tjetër, ajo është kritikuar nga fansat e saj për lidhjen me Mattyn, pasi që ky i fundit kishte bërë komente raciste për Ice Spice.

Në fakt, ata madje nisën një fushatë virtuale #SpeakUpNow e cila i kërkoi Sëift-it të trajtonte historinë e tij të komenteve të diskutueshme.

“Përdorni platformën tuaj me përgjegjësi dhe qëllim. Avokatoni për gjithëpërfshirjen, festoni diversitetin dhe promovoni ndjeshmërinë dhe mirëkuptimin”, thuhej në fushatë.

Ndërkaq, ish i dashuri i Taylor, Alwyn ka preferuar të qëndrojë jashtë vëmendjes së publikut në lidhje me yllin e “Anti-Hero” – lidhja e tyre kishte zgjatur plot gjashtë vjet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore