Shqipëria

Vdes turisti austriak në Vlorë, mendohet për arrest kardiak


Zëdhënësja e Policisë së Vlorës për Albanian Post ka konfirmuar se shkaku i vdekjes së turistit austriak mendohet të ketë qenë arresti kardiak.

Gjithashtu, edhe në deklaratën e Policisë, thuhet se shtetasi i huaj austriak, me iniciale A. T., 76 vjeç, ka ndërruar jetë në spital, pavarësisht ndihmës mjekësore të dhënë nga shërbimi i urgjencës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë”, ku mësohet se turisti nuk ka qenë në det të thellë kur ka gjetur vdekjen, por ishte duke qëndruar në bregun e saj.

Ky është fataliteti i parë i regjistruar në qytetin e Vlorës për turistët.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ndodhur si pasojë e një arresti kardiak.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore