Lajme

Vdes një person pas goditjes nga vetura, arrestohet i dyshuari


Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Zhabar të Mitrovicës, të shtunën e katër dhjetorit një person ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga një automjet.

Sipas raportit 24 orësh, thuhet se personi i dyshuar është arrestuar.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesi ka goditur këmbësoren femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime vdekje prurëse”, thuhet në njoftimin e policisë.

Siç theksohet në raport, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, vijon njoftimi.

Po ashtu, thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Në anën tjetër, policia ka njoftuar se në komunën e Parteshit, të shtunën e katër dhjetorit është arrestuar një person për armëmbajtje pa leje.

“Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me shtatë copë fishekë”, thuhet në njoftim.

Ilustrim

“I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”.

Ndërkaq, sipas statistikave të përgjithshme të raportit policor, brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë arrestuar gjithsejtë 15 persona, ku 10 janë dërguar në mbajtje.

Përveç një rasti të aksidentit me fatalitet, brenda 24 orëve të fundit, kanë ndodhur edhe 12 raste të tjera me lëndime trupor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore